Ndërprehet Kongresi Sindikatave të Shëndetësisë, akuza për keqpërdorim të milionave dhe sharje e fyerje

Kongresi i Federatës së  Sindikatave të Shëndetësisë është dërprerë për shkak të tensioneve të krijuara në mes anëtarëve të kësaj sindikate.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë  (FSSHK) në kongresin e sotëm është dashur zgjedhin  kryetarin e ri, dy nënkryetarë  dhe kryetarin e Bordit Drejtues.

Gazeta Shneta ka siguruar disa pamje brenda kongresit në momentin, kur është krijuar tollovia ku dëgjohen sharje, fyerje, e akuza për keqpërdorim të milionave në FSSHK.

Kandidate për kryetare e dal nga procesi zgjedhor i kandidaturave në FSSHK ishte Tevide Imeri, e cila kishte marr nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatës.

Ndërkaq Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme.

Ai e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres.

Kongresi u ndërpre për shkak të tensioneve.

Kandidatja Imeri ka deklaruar se ka marr kërcënime nga Blerim Syla.

Ndërkaq ky i fundit ka mohuar se ka kërcënuar, teksa ka thënë se procesi është udhëhequr jashtëligjshmë nga një person i cili tanimë ka dal në pension.

Go to TOP