Kurti për zhvillimet në Ohër: Dialogu nuk është prioritet në agjendën time

Në konferencën e sotme për media, kryeministri Kurti i pyetur përse nuk ka dhënë ende një prononcim për media lidhur me takimin e së shtunës në Ohër, ka folur për angazhimet e tij të shumta, gjë që i bëjnë të pamundur ta bëjë prioritet dialogun në agjendën e tij.

“Së pari, më lejoni t’ju korrigjoj nuk është në angazhimet e mia as nga vëllimi as nga intensiteti që të japë një deklaratë për Ohrin, për shkak të angazhimeve të brendshme dhe atyre ndërkombëtare, dialogu nuk është prioritet në qeverisjen time”.

Midis tjerash ai ka shtuar se dialogu nuk është prioritet i Qeverisë së tij përpara integrimeve në organizatat ndërkombëtare.

“Tash nuk jam në Ohër. Ne e kemi zv. kryeministrin për integrime evopiane, për zhvillim dhe dialog dhe as ai në portofolion e tij nuk e ka prioritet dialogun para integrimit në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

Go to TOP