Kurti: Në takim kam ofruar dy opsione kompromisi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që si lider i partisë që ka marr shumicën e ulëseve në Kuvend thirri takimin e liderëve pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese tha se ka ofruar dy opsione kompromisi në takimin e sotëm.

“Unë kam ofruar dy opsione kompromisi në emër të Lëvizjes Vetëvendosje. Kompromisi ynë i parë ishte ai që ka thënë edhe kandidatja jonë e propozuar për kryetare të Kuvendit, që tha se në rast të votimit të fshehtë  nëse nuk i merr 61 vota, ajo tërhiqet nga kandidatura. Këtë e ka bërë njëanshëm, por unë e respektoj si qëndrim të saj personal. Ajo nuk dëshiron që të votohet dy herë me votim të fshehtë. Me votim të fshehtë për Albulena Haxhiun do të votohet vetëm një herë”, tha Kurti.

Ndërkohë ka treguar para gazetarëve edhe për atë që ai e quan kompromis të dytë e që thotë se lëvizjen pas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Kompromisi i dytë që ua shpreha si opsion ishte që: le ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës e që është marrëveshje në paketë për kryetarin e nënkryetarët e pastaj nëse nuk e duan kurrqysh votimin e fshehtë, le t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komisionin për votim të fshehtë të cilin mund  ta rrëzojnë me votë, sepse procesi ka mbetur në gjysmë”, tha tutje Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes në deklarimin e tij pas përfundimit të takimit që zgjatimi dy orë, tha se deputetët kanë nevojë për shtëpinë e tyre e që është Kuvendi si institucione e jo vetën si ndërtesë.

Ai tha se si Lëvizje Vetëvendosje, fitues të zgjedhjeve e kanë përgjegjësinë kryesore për formimin e qeverisë, por formimin e institucionit të Kuvendit, tha Kurti, e kanë të gjithë deputetët, siç ka thënë sipas tij, edhe Kushtetuesja.

Kurti tha se, Gjykata ka përmendur tre togfjalësha, sipas tij, interesant : bashkëpunim në mirëbesim , konsultim konstruktiv, dhe konsensus apo kompromis.

“Me fjalë të tjera provojeni njëherë konsensusin, nëse nuk keni konsensus atëherë bëjeni kompromisin. Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv, edhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa që konsensus nuk ka”, tha Kurti.


Go to TOP