Kuçi nga Bllaca: Zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjve do të jenë prioritet

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka zhvilluar një takim elektoral në Bllacë, ku ka takuar banorë edhe nga Duhla, Sllapuzhani, Greiqevci dhe Dragaqina.

Kuçi tha se takimi dëshmoi se qytetarët po kërkojnë ndryshim, zhvillim dhe zgjidhje konkrete për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët u diskutua për zhvillimin ekonomik, sektorin e energjisë si shtyllë të qëndrueshmërisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Ai shprehu mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen e banorëve duke theksuar se besimi i qytetarëve është motiv shtesë për angazhim politik.

“Mirënjohës për pritjen e ngrohtë, mbështetjen dhe besimin tuaj. Së bashku, drejt një Kosove më të fortë”, ka deklaruar Kuçi. /Kosova.info/

Go to TOP