Kryetari Latifi shtron iftar në Rahovec për ndër të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, njofton se sonte ka shtuar iftar në nderim të muajit të Ramazanit për Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës – dega në Rahovec, drejtorë e punonjës të Administratës së Komunës së Rahovecit, këshilltarë të Kuvendit Komunal, drejtorë të shkollave, kryetarë të këshillave të fshatrave, zyrtarë policorë e qytetarë të komunës së Rahovecit.

“Muaji i Ramazanit na rikujton vlerat dhe virtytet e larta njerëzore, solidaritetin dhe sakrificën ndaj njëri-tjetrit dhe për njëri-tjetrin. Andaj, i falënderoj prijësit e besimit islam në Rahovec, të gjithë besimtarët e devotshëm, për rolin e mirë dhe pozitiv që luajnë në promovimin e paqes dhe të bashkëjetesës ndërfetare në komunën tonë. Ju pastë bërë mirë iftari! Agjërim dhe lutje të pranuara!”, shkroi Latifi në llogarinë  e tij në Facebook.

Go to TOP