Krasniqi: Kushtetuta e Kaçanikut, akt guximi që drejtoi rrugën drejt pavarësisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik si një moment historik që u dha një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.

Krasniqi theksoi se ky akt guximtar i delegatëve të Kaçanikut inkurajoi rezistencën qytetare kundër pushtimit serbë-jugosllav dhe përmbylli një rrugëtim të gjatë të angazhimeve të shumë gjeneratave, të cilat kulmuan me luftën çlirimtare dhe krijimin e shtetit të pavarur e demokratik.

Ai shprehu nderim të përjetshëm për delegatët e Kaçanikut dhe për të gjithë ata që kontribuuan në jetësimin e Republikës së Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP