Kosova U21 mbyll pjesën e parë me epërsi 2:0 ndaj Qipros
Kosova U21 ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2025 ndaj Qipros U21, duke shkuar në pushim me avantazh 2:0.
Golin e parë për “Dardanët” e ka shënuar Bujupi në minutën e gjashtëmbëdhjetë.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Kosova e ka dyfishuar epërsinë përmes Frokajt, i cili ka realizuar nga penalltia.
Për t’u luajtur mbetet edhe komplet pjesa e dytë, ku skuadrat mund ta ndryshojnë sërish rezultatin.
Nëse ndeshja përfundon me fitore, Kosova do t’i ketë shtatë pikë, vetëm dy më pak se Spanja dhe Finlanda që kanë nga nëntë pikë.
