Kosova pjesë e Kongresin Kombëtar të Mamive

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në, Magbule Elezi, nga Shoqata e Mamive të Kosovës, foli rreth pjesëmarrjes në Kongresin Kombëtar të Mamive, i cili këtë vit është organizuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me koleget nga Shqipëria dhe rolin që këto kongrese luajnë në shkëmbimin e përvojave dhe njohjen e stileve të punës në të dy vendet.

“Këtë vit organizimin e ka bërë Oda e Infermierëve. Ne si shoqatë kemi pasur bashkëpunime të vazhdueshme me mamit në Shqipëri dhe kemi organizuar kongrese të ndryshme me qëllim që të shkëmbejmë përvojat në mes të mamive të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Ideja është që, përmes këtyre kongreseve, të bëjmë shkëmbimin e përvojave dhe përmes hulumtimeve të shohim rezultatet, ku jemi dhe si i trajtojmë situatat e caktuara”, u shpreh Elezi.

Kongresi synon të forcojë profesionalizmin, të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të përmirësojë kujdesin ndaj grave dhe foshnjave në Kosovë dhe Shqipëri.


Go to TOP