IKShPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Të rrezikuarit të shmangin ekspozimin në vapë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta, të cilat mund të paraqesin rrezik për shëndetin.

Sipas IKShPK-së, veçanërisht të rrezikuar janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga efektet e vapës dhe të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmit, veçanërisht gjatë orëve me temperatura më të larta. /Kosova.info/

Go to TOP