Kosova mundet nga Franca në Botëror

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë luajtur të enjten ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Përballë lojtareve tona ishte Kombëtarja e Francës, njëra prej më cilësoreve në botë.

Cilësia ishte në anën e francezeve që fituan me rezultat 44:16. Kjo gjeneratë e Francës vitin e kaluar e fitoi titullin e Evropës për grupmoshën U17. Është prej favoriteve për ta fituar Botërorin në Kinë.

Sara Gjergjaj i kishte katër gola nga gjashtë tentime për Kosovën. Katër gola nga shtatë tentime i realizoi Martina Bibaj, kurse Andra Uglani i shënoi tri gola nga nëntë tentime.

Të shtunën prej orës 8:00, Kombëtarja jonë luan ndaj Indisë. Është kjo ndeshja e fundit në fazën e parë grupore dhe rasti i madh për sukses. 

Go to TOP