Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23
Kosova pritet të paraqitet me pesë xhudistë në Kampionatin Evropian për seniorët e rinj, përkatësisht për grupmoshën U23
Evropian do të mbahet të premten e të shtunën në Pila të Polonisë. Do të garojnë 322 xhudistë nga 36 shtete të ndryshme.
Për Kosovën do të garojnë Erza Muminoviq, Debora Gjakova, Muhamedin Veseli, Dardan Cena e Anes Veseli. Këta xhudistë do të udhëhiqen nga Majlinda Kelmendi. /Kosova.info/
