Komuna e Gjilanit mbështet me 150 mijë euro 293 studentë

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni tha se ka një lajm fantastik për studentët, ku kanë hapur konkursin për ndarjen e bursave studentore për vitin akademik 2023/2024.

“I kemi 293 bursa në vlerë prej 150 mijë euro”, tha Hyseni.

I pari i komunës tregoi se 164 prej bursave janë në vlerë 720 euro në vit ose nga 60 euro në muaj për studentët të cilët studiojnë jashtë Gjilanit.

Sipas tij 109 bursa të tjera janë për ata që studiojnë brenda qytetit tonë në vlerë prej 480 euro në vit ose nga 40 euro për muaj.

Ndërsa janë edhe 20 bursa në vlerë prej 480 eurove në vit, ose nga 40 euro në muaj për studentët e studimeve master.

“Studentët e super përkushtuar, jemi për ti mbështetur e përkrahur. Vazhdoni me na bërë krenar, aplikoni për bursa”, ka përfunduar kryetari Alban Hyseni. /Kosova.info/

Go to TOP