Kori ‘Siparantum’ zë vendin e parë në ‘European Festival for Young People’

Kori “Siparantum” nën dirigjimin e Memli Kelmendit ka arritur të fitojë vendin e parë në kategorinë G në “European Festival for Young People”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet dirigjenti, teksa ky është një nga disa çmimet që ky kor arrin t’i marrë nëpër festivale e gara të ndryshme duke përfaqësuar Kosovën.

Ky festival çdo vit bën bashkë deri në 4000 muzikantë nga 100 vende të ndryshme të botës. /Kosova.info/

Go to TOP