Olympiacos e prek finalen e Conference League

Olympiacos e ka shkruar historinë.

Klubi grek u kualifikua në finale të Confernece League.

Në gjysmëfinale eliminoi skuadrën e Aston Villas, me rezultat të përgjithshëm 6:2.

Pas fitores në Angli, javën e kaluar me rezultat 4:2, Olympiacos sonte shënoi fitore para tifozëve vendas me rezultat 2:0.

Ayoub El Kaabi shënoi të dy golat e ndeshjes, në minutat 10-të dhe 81-të, duke shënuar pesë gola në dy lojët e gjysmëfinales.

Në finale Olympiacos do të luaj ndaj Fiorentinës, e cila eliminoi Club Brugge.

Ndeshja finale zhvillohet me datë 29 maj, në stadiumin ”Agia Sophia” në Athinë të Greqisë.

Go to TOP