Atalanta e Gjimshitit, në finale të Europa League përballë Leverkusenit të Xhakës

Atalanta ka kaluar në finale të Europa League pasi e mposhti Marsiellen me rezultat 3:0.

Golin e parë në takim e shënoi Lookman me një goditje jashtë zonës e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ndërsa, Atalanta e Berat Gjimshitit shënoi sërish në pjesën e dytë me anë të Ruggerit në minutën e 52-të.

Marsielle nuk arriti të shënonte, përkundër rasteve që kishte, ndërsa Atalanta shënoi sërish në minutën e fundit të ndeshjes me anë të Toure.

Në finale e 22 majit që do të mbahet në Dublin, Atalanta e Gjimshitit do të përballet me Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës,

Go to TOP