Xhaka me shokë në finale të Europa League

Bayer Leverkusen do të jetë në finale të Europa League.

Skuadra e Xabi Alonsos, e eliminoi Romën në gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Sonte në “BayArena” ndeshja u mbyll 2:2.

Fillimisht romakët shënuan dy herë përmes Leandro Paredes, i cili realizoi dy penallti.

Por, Granit Xhaka me shokë nuk u dorëzuan.

Fillimisht, rezultati u ngushtua me autogolin e Gianluca Mancinit.

E krejt në fund, për 2:2 realizoi Josip Stanishiq, pas asistimit të Granit Xhakës.

Finalja e Europa League, do të zhvillohet në mes të Bayer Leverkusenit dhe Atalantas.

Loja do të luhet në Dublin më 22 maj.

Go to TOP