Besa Kokëdhima shkëlqen me performancën e saj në Eurovision

Këngëtarja që po e përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Eurovision, Besa Kokëdhima, me përformancën e saj ka dhuruar shumë energji dhe ka marrë shumë durtrokitje me këngën e saj “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze.

Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për Shqipërinë me kodin 02 për të provuar sërish emocionet e forta që përcolli Besa Kokëdhima me këngën përfaqësuese në natën finale që do të mbahet më 11 maj.

Aktualisht dihen 16 finalistët e parë, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.

Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

Go to TOP