Konjufca: Veprimtaria artistike e Shkurte Fejzës është arkiv i rrallë që artikulon dhimbjet kolektive të popullit tonë

Mbrëmë këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza, për nder të 50 vjetorit të karrierës së saj e ka mbajtur një koncert.

Në mesin e personaliteteve, i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai u shpreh tejet i emocionuar për koncertin.

Konjufca tha se veprimtaria artistike e Fejzës, është arkiv i rrallë që artikulon dhimbjet kolektive të popullit.

“dramat dhe tragjeditë, përpjekjet sublime, rezistencën, luftën, heronjtë e dëshmorët, guximin, ëndrrat, shpresën dhe aspiratat tona që vijnë nga e shkuara dhe synojnë nga e ardhmja shpresëplotë. Shkurte Fejza i dha melodi në mënyrë mjeshtërore ngjarjeve dhe ndjenjave tona të përbashkëta”, tha ai.

“Duke e falënderuar për emocionet që na solli dhe na ka dhënë gjithë këto vite, Shkurte Fejzës i uroj që të vazhdojë edhe më tutje dhe me sukses punën e saj, që tashmë përbën kontribut të pakrahasueshëm”, tha Konjufca. /Kosova.info/

Go to TOP