Etno Fest sjell shfaqjen teatrore ‘Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh’ më 9 gusht

Më 9 gusht, në kuadër të Etno Fest, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjen teatrore “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, të frymëzuar nga libri i Enver Dugollit.

Shfaqja është realizuar me regji të Yll  Berishës, është prodhim i “Molla e kuqe” dhe vjen në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës, duke nderuar viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj ngjarjeje tragjike.  

Në këtë shfaqje performojnë artistët Afrim Muçaj e Artan Geca, me skenografi të Mentor Berishës dhe dramatizim nga Alban Beqiraj.

“Kjo shfaqje sjell në skenë dëshmitë e të burgosurve politikë shqiptarë, duke rikthyer në kujtesë një nga kapitujt më të errët të historisë sonë. Në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës, shfaqja ndërthur teatrin dokumentar me rrëfimet personale, duke i dhënë zë atyre që nuk duhet të harrohen”, thuhet në njoftimin e Etno Fest-it. /Kosova.info/


Go to TOP