Apple do të shpallë “super-inteligjent Siri” dhe përditësimin VR brenda disa ditësh, parashikon një ekspert

Apple është shumë afër zbulimit të lajmeve kryesore mbi rreth Inteligjencës Artificiale, Siri dhe realitetin virtual, parashikon një ekspert.

Duke folur për The US Sun, një burim i brendshëm i industrisë ka zbuluar atë që ai mendon se Apple ka më shumë gjasa të shpallë në ngjarjen e saj të madhe WWDC të hënën, më 10 qershor, shkruajnë mediat e huaja.

WWDC është Konferenca Botërore e Zhvilluesve, një ngjarje vjetore e Apple.

Ajo zakonisht “synon” krijuesit e aplikacioneve, por ngjarja kryesore zakonisht zbulon shumë lajme të mira për fansat e Apple.

Ngjarja e këtij viti do të nisë më 10 qershor 2024 në selinë e Apple Park të kompanisë në Kaliforni.

Ajo do të zgjasë deri në 14 qershor, por lajmet kryesore vijnë të hënën.

Go to TOP