Konfiskohen pemë dhe perime në fshatin Hodanoc, dyshohet se ishin të kontrabanduara

Policia ka njoftuar se në fshatin Hodanoc, gjatë patrullimit kanë ndaluar një pikap me ngasës të dyshuarin mashkull.

Gjatë kontrollit në pikap kanë hasur në disa gajbe-kutia me pemë dhe perime pa dokumente përkatëse që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Malli është sekuestruar dhe dërguar në pikën doganore.

Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP