Bufi e ka një ide ndryshe nga Blerim Latifi për pritjen e Lajçakut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të vijë sot në Kosovë për një vizitë treditore.

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu, ka dhënë një ide se si të pritet Lajçak.

Ai tha se do të ishte ‘fore’ nëse dalin me prit Lajçakun me flamura të BE-së dhe ta falenderojnë për ‘krejt çka ka bo për Kosovën’.

“Fore e mire ish bo me dal me prit Llajçakun masivisht, me flamura te BE edhe me falemnderu per krejt cka ka bo per Kosoven. Ahhahah…”, ka shkruar Bufi.

Për dallim nga ai, analisti dhe profesori Blerim Latifi, dje tha se Kurti e Osmani duhet ta bojkotojnë Lajçakun.

Kjo për siç tha Latifi “ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të Bashkimin Evropian”, e këtë union profesori i UP-së e ka cilësuar si “klub racist”.

Këto reagime vijnë pasi në samitin e fundit të BE-së nuk u tha asgjë konkrete për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku morën pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë që Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave. /GazetaExpress/

Go to TOP