Vizita e Bajram Begajt në Bujanoc, Vuçiq: I mori të gjitha lejet për vizitën, personat me armë ishin tanët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga Beogradi për të vizituar jugun e Serbisë.
“Ata kanë bërë kërkesën në mënyrë të rregullt dhe kanë marrë të gjitha lejet nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për presidentin e Shqipërisë, e jo për presidentin e diçkaje tjetër”, tha Vuçiq, raporton Danas.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë JUGpress nëse personat e armatosur me armë të gjata që siguruan qëndrimin e Begajt në Bujanoc ishin “tanët apo të tyret”, Vuçiq u përgjigj shkurt: “Tanët”.
