“Komenti i javës”, prodhimi më i ri i Kosova.info-s

Nga sot nis prodhimi më i ri i Kosova.info-s, “Komenti i javës”, në të cilën profesori universitar, Prof. Dr. Agim Krasniqi, do të komentojë zhvillimet e ngjarjeve më të rëndësishme në vend dhe rreth saj.

Në pjesën e parë të edicionit me titull Pse Asociacioni nuk mund të ekzistojë: Rreziku i rikthimit të prezencës Ruse në Ballkan?”, ai komentoi sfidat e institucioneve të Kosovës, por njëkohësisht edhe shqetësimin e qytetarëve, lidhur me kërkesën ndërkombëtare për krijimin e asociacionit.

Emisioni në fjalë, do të emitohet çdo të shtune në ora 18, në profilin e Kosova Info Videos në facebook.

Kosova.info dhe autori në fjalë, pranojnë të gjitha komentet dhe sugjerimet, me lutjen që dëgjuesit dhe lexuesit të mos përdorin fyerje dhe ofendime. /Kosova.info/

Go to TOP