Komandanti i NATO-s viziton Kosovën: Një batalion rezervë po qëndron në gatishmëri për të intervenuar

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch ka vizituar sot Kosovën.

Gjatë takimit të tij me komandantin e KFOR-it, Munsch ka thënë se përveç 700 trupave shtesë që është vendosur të dislokohen në Kosovë, edhe një batalion rezervë po qëndron në gatishmëri.

“Diskutimet e tyre përfshinin punësimin e 700 trupave shtesë nga batalioni rezervë i thirrur në Kosovë nga NATO për të normalizuar situatën dhe për të garantuar sigurinë, si dhe punësimin e mundshëm të një batalioni tjetër rezervë që është vendosur në gatishmëri të lartë në rast se nevojiten trupa shtesë”, thuhet në komunikatën e komandës në Napoli.

Po ashtu Munsch është takuar edhe me ushtarët hungarez dhe italianë të KFOR-it, të cilët u lënduan gjatë dhunës së ushtruar nga protestuesit serbë të hënën në Zveçan.

“Ai vlerësoi profesionalizmin, guximin dhe përmbajtjen e tyre në trajtimin e dhunës”, thuhet në komunikatë.

Munsch po ashtu u takua me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara për t’u konsultuar me ta për mbështetjen e tyre për një rikthim në dialog dhe për t’i dhënë fund dhunës.

“Adm. Munsch e mbylli vizitën e tij duke u bërë thirrje të gjitha palëve, përfshirë ato që vendosën kushtet për dhunën më 29 maj, të përmbahen nga vendimet dhe veprimet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe në vend të kësaj të angazhohen në negociata diplomatike në mirëbesim për të përmirësuar marrëdhëniet, brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE”, përfundon komunikata.

Go to TOP