Grenell i reagon Lajçakut: Zgjidhjet politike të tri viteve të fundit kanë sjellur këtë situatë

Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Lajçak theksoi se situata në Kosovë kërkon zgjidhje urgjente politike, duke theksuar se përshkallëzimi është shkaktuar nga politika që është bërë, në lidhje me këtë çështje në tre vitet e fundit.

Ai në një postim në Twitter ka vlerësuar se zgjidhjet e mëparshme për Kosovën padyshim nuk kanë qenë të përshtatshme.

“Situata aktuale e vështirë është zhvilluar për shkak të “zgjidhjeve politike” tuaja në tre vitet e fundit”, ka shkruar Grenell, duke reaguar ndaj njoftimit të Lajcak në të cilin ai bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe kërkimin e një zgjidhjeje politike për krizën në veri të Kosovës.

Go to TOP