Kolo Muani beson se Mbappe do ta tregojë veten kundër Spanjës

Randal Kolo Muani beson në aftësitë e Kylian Mbappe për ta bërë diferencën në ndeshjet vendimtare.

Franca do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e Euro 2024 të martën dhe Mbappe, i cili është një nga lojtarët më të mirë në botë, ka kaluar një Kampionat Evropian të vështirë pas thyerjes së hundës në ndeshjen hapëse kundër Austrisë. Që nga fillimi i turneut, Mbappe ka arritur të shënojë vetëm një herë, nga një penallti kundër Polonisë.

Por ish-bashkëlojtari i Mbappe te PSG ka shprehur mbështetjen e tij për kapitenin e ekipit.

“Unë nuk mendoj se ai po kalon një periudhë të keqe. Ai pati një sezon të mrekullueshëm. Nëse ai nuk po shënon gola, duhet ta ndihmojmë. Gara nuk ka mbaruar. Përveç problemit me lëndimin e hundës, ai është mirë”, ka thënë Kolo Muani.

Go to TOP