Koha kur VV-ja e Kurti e quanin Rugovën kolaboracionist i Serbisë!

Shkruan: Idriz MORINA

A ka kërkuar falje Kurti apo VV, për akuzat trishtuese në kohë varrimi, teksa një popull i tërë i përulej Rugovës – Prijësit, të cilit po ia jepte lamtumirën e fundit?!

Dr. Muhamet Hamiti, ish këshilltari i Rugovës e ka risjellë një pjesë të komunikatës së VV-së, në të cilën ajo e quante Rugovën kolaboracionist të serbëve!

VV-ja e Albin Kurtit në vitin 2006: “Ibrahim Rugova ishte kolaboracionist”

“Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë”, shkruhet tutje në komunikatën e VV-së të vitit 2006.

Komunikata më tej, që nuk citohet nga Hamiti, vazhdon me akuzën se Rugova ishte kinse i izoluar nga ata që kishin luftuar dhe se jo vetëm ai, por edhe rugovizmi e kanë dëmtuar Kosovën.

“Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash”, thuhej në komunikatë.

— Po ashtu vendimi dhe realizimi i vendosjes së shtatores së Rugovës, në njërin prej bastioneve kryesore të mbështetjes së Rugovës meriton respekt të plotë.

Bravo Shpejtim Bulliqi!

Go to TOP