Kurti takon ambasadorin e Katarit, e falënderon për përkrahjen e dhënë ndaj Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me ambasadorit jo-rezident të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri, ku potenciali për rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve ishte në qendër të takimit ndërmjet tyre.

Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Katarit, Ambasadori Al-Marri theksoi përkushtimin e tij për t’i konsoliduar edhe më tej këto marrëdhënie në frymën e bashkëpunimit, në të gjitha fushat, thuhet në një komunikatë për media.

Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e dhënë për Kosovën, si dhe për mbështetjen e dhënë në skenën ndërkombëtare.

Duke theksuar indikatorët pozitivë ekonomikë në vend, Kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për shtim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare.

Në takim u bisedua për mundësitë që ofron vendi ynë për investime në sektorët me interes për të dyja vendet.

Ambasadori Al-Marri falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe duke thënë se Republika e Kosovës është shtet mik, ritheksoi vullnetin dhe angazhimin e tij për të rritur bashkëpunimin.

Go to TOP