“Jemi një” – Memli Krasniqi drekon me presidentin e Shqipërisë në Prizren
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka drekuar sot në Prizren me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Këtë, Krasniqi e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.
Ai bëri të ditur se pjesë ishte edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Jemi një!
