Kjo ndodh vetëm në Ballkan: 33 vjeçari shkonte në kafene me një gjarpër të madh në qafë, derisa u dënua
Një 33-vjeçar u dënua pasi vinte vazhdimisht në kafene në Zagreb me një gjarpër të madh në qafë.
Sipas aktgjykimit, në fund të tetorit të vitit të kaluar në ora 19:30 në tarracën e një kafeneje në rrugën Tomiçeva në Zagreb, ku u gjet me një gjarpër shtrëngues Boa në qafë.
Në janar të vitit të kaluar, në orën 17:30, ai u gjet në restorantin “Johann Frank” në sheshin Ban Josip Jelaçiq me një gjarpër shtrëngues Boa në krahë.
“Në të dyja rastet, ai nuk ka pasur prova për origjinën ligjore të gjarprit, i cili mbrohet me rregulloren e BE-së për mbrojtjen e llojeve të florës dhe faunës së egër dhe rregullimin e tregtisë me to”, thuhet sipas aktgjykimit.
Sipas raportit, gjykata ka konstatuar se ai ka bërë kundërvajtje dhe e ka dënuar me gjobë prej 920 euro me 13 euro shtesë shpenzime gjyqësore, shkruan e njëjta media.
Duke qenë se 33-vjeçari nuk mori pjesë në seancat, ai u gjykua në mungesë. Ai ka të drejtë të apelojë vendimin.
Së fundmi, një student nga Zagrebi është shpallur fajtor për ngacmimin e njerëzve në tramvaj dhe në park me një piton. Ai mbrojti se po e bënte për qejf duke regjistruar reagimet e kalimtarëve, të cilat më pas i postoi në YouTube.
