Këtyre moshave u takojnë 5 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

5 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se viktimë e COVID-19 gjatë kësaj kohe është një burrë i moshës 50-59 vjeçare nga Komuna e Prishtinës, një burrë dhe një grua të moshës 60-69 vjeçare nga Komuna e Prishtinës dhe Vushtrrisë, një burrë i moshës 70-79 vjeçare nga Komuna e Vitisë dhe një grua mbi 80 vjeç nga Komuna e Drenasit.

h

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 1 mijë e 140 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa, 3 mijë e 624 persona u shëruan nga ky virus gjatë kësaj kohe.


Go to TOP