Haradinaj kërkon intervenim emergjent nga shteti, pas vërshimeve në Gjakovë dhe Rahovec

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për vërshimet e fundit që kanë përfshirë dy komunat në vend, Gjakovën dhe Rahovecin.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ndihet i shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec, pas dëmeve të shkaktuar nga vërshimet dhe përmbytjet.

Sipas tij, dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

“I shqetësuar nga gjendja e krijuar në Gjakovë dhe Rahovec pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet. Dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore. Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe  Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu ka kërkuar intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.

Go to TOP