Abazoviq i kënaqur dhe pak i habitur me rezultatet e zgjedhjeve lokale

Kryeministri i qeverisë malazeze në mandat teknik dhe lider i URA-s, Dritan Abazoviq thotë se është jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, Mali i Zi ka bërë një hap të jashtëzakonshëm demokratik përpara, raporton rtcg.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur, madje edhe pak i befasuar, përtej pritjeve të mia. Mendoj se Mali i Zi në përgjithësi po shkon në drejtimin e duhur dhe se skena politike është çmonopolizuar. Kjo është ajo që ne po kërkonim”, tha ai.

Kryeministri në largim beson se njerëzit janë çliruar ndjeshëm në krahasim me periudhën e mëparshme dhe se sistemi i shpërblimit dhe ndëshkimit do të funksionojë në të ardhmen.

“Është shumë e rëndësishme për zhvillimin e qenies sonë demokratike dhe që Mali i Zi të ndryshojë për mirë çdo ditë”, ka thënë Abazoviq.

Ndryshe, DPS i Milo Gjukanoviqit ka pësuar humbje në kryeqytetin malazez, Podgoricë gjersa kanë triumfuar forcat pro-serbe. 

Go to TOP