Kelmendi: Fatmir Limaj dhe rikthimi spektakolar-nga i përjashtuar politikisht te kandidati për Kryeparlamentar

Analisti Adriatik Kelmendi e ka quajtur Fatmir Limajn “superlojtari” e ndoshta protagonisti i rikthimit më spektakular në skenën politike të Kosovës.

Dikur ndër figurat më të kritikuara dhe të shigjetuara nga partitë kryesore në vend – nga ish-partia e tij PDK që e përjashtoi, te LVV-ja dhe LDK-ja që nuk i kursyen sulmet – Limaj tani .t se po rikthehet në skenën politike me një peshë që tejkalon numrat.

Pas shtatë vitesh jashtë Kuvendit, Limaj është kthyer me rezultat minimal – vetëm 3 deputetë – por që, në rrethanat aktuale, janë bërë çelësi i zhvillimeve të ardhshme politike. Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, me 48 deputetë, .t i gatshëm t’i japë një prej tri posteve më të rëndësishme shtetërore: kryetarin e Kuvendit.

Nëse kjo ndodh, do të përbënte një kthesë të papritur dhe një fitore politike të jashtëzakonshme për Limajn, i cili për vite u përball me akuza, procese gjyqësore në vend dhe jashtë tij, si dhe me izolim politik nga partitë më të mëdha.

“Jeta (politike) shkruan romane të bukura,” përmbyll Kelmendi . sugjeruar se historia e Limajt mund të jetë një kapitull i ri i pazakontë dhe simbolik për skenën politike në Kosovë. /Kosova.info/

Go to TOP