Kastrati u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se vaksinimin duhet ta bëjnë të gjithë në radhë të parë për shëndetin, e pastaj për njerëzit, familjen, shoqërinë e miqtë.

Kastrati i ka ftuar qytetarët që të aplikojnë sa më shumë për vaksinim kundër koronavirusit.

Go to TOP