Karaçeva vlerëson lartë rolin e mediave, e bën “Rrugën e Mediave” si falënderim për punën e gazetarëve

Karaçeva e Kamenicës është njëri nga fshatrat më të njohur të brezit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku që nga paslufta vazhdojnë problemet me kufirin dhe hyrjen jo të rrallë të forcave sërbe këndej vendit.

Ky fshat është bërë thuajse ndër më të përfolurit apo njohurit si shkak edhe i lajmeve, raportimeve e emisioneve të pafundme të mediave vendëse e të huaja.

Kryetari i Bashkësisë Lokale Selver Lenjani, i cili duke vlerësuar lartë rolin e mediave për pasqyrimin e problemeve në brezin kufitar ka vendosur që njërën nga rrugët kryesore të kësaj ane ta emëroi Rruga e “Mediave”.

Rruga e cila mban këtë emër shtrihet nga rruga për Breznicë deri tek rruga tranzit për Karaçevë apo bay pasi tek kthesa e Novosellës.

Go to TOP