Kane arrin 500 gola në karrierë, tjetër rekord për britanikun

Sulmuesi britanik Harry Kane ka arritur një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u bërë i vetmi lojtar britanik që ka shënuar 500 gola në nivele klubesh dhe kombëtare.

Dy golat e fundit në fitoren e skuadrës së tij në Bremen i kanë mundësuar Kane të hyjë në këtë elitë të futbollit botëror. Përveç kësaj arritjeje personale, 31-vjeçari ka shkaktuar telashe për shtatë skuadra në Bundesliga këtë sezon.

Kane ka shënuar 26 gola në vetëm 22 ndeshje këtë sezon, duke kaluar sulmet e skuadrave si Hamburger SV (24 gola), Augsburg (25), Borussia Mönchengladbach (25), Mainz 05 (25), Werder Bremen (22), St. Pauli (20) dhe Heidenheim (19).

Ky performancë e vendos Kane në mesin e sulmuesve më efektivë në Bundesliga dhe konfirmon statusin e tij si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit britanik dhe botëror.


Go to TOP