Joseph pasi e sheh Osmanin në helikopter: Ta pilotojë Kosovën në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një video të postuar nëpër rrjetet sociale, ka treguar se ka bërë praktikë në pilotimin e helikopterëve amerikanë “Bell”.

E në këtë postim i ka reaguar edhe analisti amerikan dhe profesori i njohur i Johns Hopkins University, Edward P.Jospeh. Ai ka shkruar se si një ish-pilot është i emocionuar të shoh presidenten Osmani teksa merr mësime me helikopter Bell.

Ai tutje ka thënë se Osmani të veprojë njëjtë edhe me Kosovën dhe ta “pilotojë” drejt Këshillit të Evropës.

 “Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph. /Kosova.info/

Go to TOP