Nga Jerusalemi, politikani austriak iu çon mesazh shteteve të BE-së për Kosovën

Eurodeputeti austriak i cili lobon fuqishëm për Kosovën, Lukas Mandl, po qëndron për një vizitë në Izrael. Në Jerusalem ai ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e Republikës së Kosovës atje, Ines Demiri.

Ai e ka falënderuar diplomaten kosovare për pritjen e bërë, derisa ka thënë se Izraeli me pranimin e pavarësisë së Kosovës i ka dhënë botës edhe një herë një shembull të mençurisë dhe vizionit.

Mandl ka thënë se edhe ato pak shtete të BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës ndoshta do ta ndjekin shembullin e Izraelit.

Go to TOP