349 raste aktive me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 349.
Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 426 testime prej të cilave 42 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nuk ka pasur asnjë person të vdekur nga COVID-19, janë shëruar 64, kurse rastet aktive janë 349.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 20 persona, ndërsa në total nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,767, njofton MSH.
Prev Post
Moti sot, i vranët dhe me reshje shiu
