Jennifer Lopez del në mbështetje të komunitetit ‘LGBTI’

Ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez, ka treguar haptazi mbështetjen për komunitetin LGBTI. Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj, Facebook. Në foton e publikuar ajo duket e shtrirë në plazh, e mbuluar me ngjyrat e këtij komuniteti. “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Krenarisë për të gjithë anëtarët që janë pjesë e komunitetit LGBTI”- ka shkruar ylli i muzikës, krahas fotografisë. Ajo gjithashtu në postim citon se sa njerëz të dashur dhe miqësor janë ata që i përkasin këtij orientimi seksual dhe se i mbështet plotësisht ato.

Go to TOP