“Je bërë zar i këtyre”, degradon sherri në Përpurthen, Alvisa dhe Mikela shkojnë drejt një konfrontimi fizik: Hiqe dorën nga fytyra ime

Mikela dhe Alvisa kanë pasur një diskutim puntatën e sotme të “Përputhen”, madje nuk kanë shmangur dot as ngritjen e toneve.

Deklarata e Mikelës se në “Përputhen” janë krijuar grupe solli reagimin e Alvisës dhe një pjese të djemve. Ajo e quajti Albin zar të Bashkimit dhe Alvisës, ndërsa kjo e fundit ndërhyri për të përgënjeshtruar deklaratën e Mikelës.

Mikela-Alvisës: Kur nuk je e larë mos shko te të tjerët.

Alvisa: Unë jam shumë e larë.

Mikela: Me çfarë je larë?

Alvisa: Me shampo me balsam, me të gjitha.

Mikela: Uroj që pasi të lahesh të shplahesh.

Alvisa: Kam kuptuar që kur njerëzit dredhin muhabetet dhe nuk japin asnjëherë asnjë përgjigje, janë të zhytur.

Mikela:  Më pëlqen shumë që jeni bërë grupe këtu dhe t’ju shohim se sa do ju rrojnë këto grupe kur të dilni.

Albi: Kush i ka grupet dhe se kush i krijoi grupet Mikela e dimë të gjithë.

Mikela: Ti mos fol fare njëherë se ti je bërë zar i këtyre.

Alvisa: Avash njëçik me zarin ti.

Mikela: Hiqe dorën nga fytyra ime.

Go to TOP