Janina Ymeri kritikon Qeverinë për mungesën e planit të energjisë 2025
Janina Ymeri nga LDK ka reaguar për menaxhimin e energjisë elektrike nga Qeveria dhe institucionet përkatëse. Ajo thekson se pas 13 muajsh pritje, ZRRE ka aprovuar Bilancin Vjetor për vitin 2025, i cili praktikisht përbën planin e energjisë elektrike, por ky plan ende nuk është publikuar me të gjitha ndryshimet dhe detajet e nevojshme, data 30.11.2025.
“Pra, tash që viti shkoj pa plan, mbi çfarë baze të aprovuar po mendohet të rritet rryma prapë? Mbi çfarë plani është bërë importi, shpenzimi, prodhimi e konsumi i energjisë elektrike pa u aprovuar fillimisht për atë vit?”, pyet Ymeri duke kritikuar strategjinë e punës së Qeverisë dhe VV-së.
Ajo gjithashtu ka ngritur shqetësime për kompanitë e energjisë duke përmendur EFT dhe Vuk Hamovic, të cilët sipas saj janë dënuar në Rumani, por nuk iu pezullohet licenca në Kosovë. Sipas Ymerit, edhe ZRRE ka konfirmuar pranë Komunitetit të Energjisë në Vjenë se ka hetime, por kjo nuk ka ndikuar në aprovim të planit 2025 për energji.
“Pavarësisht propagandës, jam përtej çdo dyshimi që në kapacitetet tona bartëse ka bazë për hetim,” përfundon Ymeri. /Kosova.info/
