Tahiri: Zgjedhjet e 28 dhjetorit vendosin rrugën e Kosovës

Besnik Tahiri nga AAK i bëri një thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai theksoi se drejtimi i Kosovës do të vendoset gjatë katër javëve të ardhshme, deri në përfundimin e votimit më 28 hhjetor.

Tahiri nënvizoi rëndësinë e rikthimit të normalitetit politik dhe ekonomik, duke nxjerrë vendin nga izolimi dhe duke e vendosur Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Ai shtoi se detyrë e të gjithë qytetarëve është që ta bëjnë Kosovën një vend të sigurt dhe me mirëqenie, duke zgjedhur njerëzit e dëshmuar të gatshëm të japin gjithçka për vendin e tyre. /Kosova.info/


Go to TOP