Janë ribashkuar? Del video e Donaldit dhe Borës që po thyen rrjetin, reagon Olti Curri dhe zbulon çfarë ndodhi mbrëmë

Ata kanë qenë për shumë muaj dyshja më e përfolur e mediave rozë, e duket se kanë vendosur që ti japin një shans të dytë njëri tjetrit.

Pamjet e tyre së bashku janë xhiruar në sfilatën e sitilistit të njohur Valdrin Sahiti, ku Donaldi shfaqet krah Borës, pasi kjo e fundit ishte ngjitur në pasarelë, me një fustan në ngjyrë të verdhë që ia theksonte linjat.

Janë ribashkuar? Del video e Donaldit dhe Borës që po thyen

Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, ka reaguar edhe blogeri Olti Curri, i cili thotë se nuk është ai personi që i ka xhiruar.

Sipas tij Donaldi dhe Bora kanë gjithë të drejtën e botës, që të rikthehen së bashku, dhe të lihen në privatësinë e tyre.

Go to TOP