Ish-deputeti i VV-së dhe dy analistë ia mësyjnë LDK-së, pritet të aderojnë

Dyert e Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç duket do të mbesin ende të hapura për aderime të reja në këtë parti.

Vetëm gjatë kësaj jave, në LDK aderuan Festim Kabashi e Ermal Sadiku.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se tre analistë ia kanë mësyrë LDK-së.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për ish-deputetin e VV-së, Visar Ymerin.

Po ashtu dhe profesori e analisti Rrahman Paqarizi, pritet t’i bashkohet kësaj partie.

Derisa, në të njëjtën rrugë është edhe analisti, Agon Maliqi.


Go to TOP