Veliu: Përparim Rama po sfidon propagandën e Vetëvendosjes me guxim dhe profesionalizëm

Aktivisti Sami Veliu ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan ai, propagandës dhe luftës hibride që Vetëvendosje po ushtron kundër vlerave kombëtare dhe çdo zëri kritik. Në këtë kontekst, Veliu vlerëson lart kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama duke thënë se ai është ndër të paktët që ka arritur të zbërthejë në detaje mekanizmin e sulmeve politike që vijnë nga pushteti.

Sipas Velit, në një kohë kur qeveria “krijon realitete të rreme” dhe kërkon të heshtë kundërshtimin, Përparim Rama ka dalë si një figurë e palëkundur, e cila nuk i nënshtrohet narrativave të fabrikuara. Ai thekson se shpesh, edhe i vetëm, Rama po tregohet më i qëndrueshëm dhe më i fuqishëm se një pjesë e tërë ish-opozitës, jo për shkak të madhësisë politike, por për shkak të guximit dhe profesionalizmit.

“Përparim Rama po dëshmon se si duket kundërpërgjigjja e sinqertë dhe pa kompromis ndaj manipulimit politik”, shkruan Veliu duke shtuar se pikërisht për këtë arsye zëri i tij sot peshon më shumë se shumë të tjerë bashkë. /Kosova.info/


Go to TOP