“Iliria” e “Ahmet Gashi” dy shkollat në pritje të rinovimit nga ambasadat

Gjimnazi “Ahmet Gashi” do të rinovohet rrënjësisht.

Kjo falë ambasadës amerikane, e cila në këtë shkollë do të bëjë investime një milion dollarësh.

Që nga hyrja e deri në kulm, do të rregullohet kjo shkollë dhe do të bëhet tërësisht e re.

Sipas zëvendësdrejtorit, Haki Dili, investimi ishte më se i nevojshëm, njofton Klan Kosova.

Punimet pritet që të fillojnë në vjeshtë, derisa nxënësit do të dërgohen në shkolla të tjera për të vijuar mësimin deri në përfundim të rinovimit.

Edhe shkolla fillore  “Iliria” ka nevojë për investime  ngase nuk është në gjendje të mirë.

Kjo shkollë ishte në plan që të rinovohet nga Banka Zhvillimore Gjermane por që sipas informatave të drejtoreshës u largua nga projekti shkak i shtrenjtimeve në material ndërtimor.

Drejtoresha Remzie Racaj tregoi se kanë nevojë për investim në izolim e dysheme.

E këtë ua premtoi Komuna e Prishtinës që këtë vit do të investojë në rregullim.

Go to TOP