Ia zbriti dënimin nga 200 në 50 euro dhe i hoqi pikët negative – gjykata i shpall dënim me kusht komandantit të policisë në Zhur

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim Dënues ndaj të akuzuarit Z.S., për shkak se i njëjti është shpallur fajtor për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“I akuzuari, si person zyrtar – Komandant i Nen Stacionit Policor në Zhur, në dokumentin zyrtar – Fletëparaqitjen për Kundërvajtje, me numër SHQ………., te datës 27 mars 2021, të lëshuar  kundër kundërvajtëses, M.E., nga zyrtari policor V.F., dhe D.K., sipas se cilës fletëparaqitje ajo kishte bërë kundërvajtje nga neni 72.1 te Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor (Ligji nr.05/L-088) dhe për të cilën kundërvajtje të njëjtës i është shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patentë shoferit për tre (3) muaj dhe shqiptimi i një (1) pike negative, ashtu që i akuzuari ne ketë fletëparaqitje shënon te dhëna te rreme, ne atë mënyrë që më datë 29 mars 2021, ndërhyn në fletëparaqitjen duke shënuar se kundërvajtësja ka kryer kundërvajtje nga neni 78.1, tek pjesa e gjobës i ‘a bën  gjobën 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe piken negative duke fshire me lapsin kimik, fshin edhe tek vendi ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”, ku ka qene i shënuar numri i patentë shoferit te kundërvajtëses, vendos nënshkrimin e tij tek “Nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe shënon numrin e ID-se se tij, me te cilin nënshkrim vërteton ketë dokument zyrtar qe përmban te dhëna te rreme”, thuhet në njoftim.

I akuzuari kryer veprën penale – Falsifikim i dokumentit zyrtar, nga neni 427 paragrafi 1 te Kodit Penal.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarin e gjykon me dënim me kusht, ashtu që i  vërteton dënimin me burg ne kohëzgjatje prej  7 (shtatë) muajve, i cili dënim nuk do te ekzekutohet, në afat prej 1 (një ) viti, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi,  nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP